Kreu i këshillit të komunës së Tetovës, Besar Durmishi, ka drejtuar një sërë kritikash në adresë të Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, lidhur me, sipas tij, keqpërdorimet në procedurën e zgjedhjes së komandantit të stacionit policor të Tetovës. Durmishi theksoi se ministria nuk ka pranuar tre emrat e propozuar nga këshilli i komunës së Tetovës, ndërkohë që dy emrat që më pas i ka propozuar Spasovski, njëri nga këto emra ka qenë nga lista paraprake që u dërgua nga komuna por nuk u pranua. Sipas Durmishit, me këtë akt, ministri Spasovski, po tenton bashkë me BDI-në që të partizojnë institucionin polici, dhe të njëjtin ta keqpërdorin për zgjedhjet e ardhshme.
“Në propozimet e reja, ministri ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, pasi ka propozuar dy emra të rinj dhe përsëri e ka ri propozuar njërin nga emrat e parë, i cili, siç po duket është person i afërt i ministrit ose i partnerëve BDI-LSDM, të cilët po tentojnë ta bëjnë policinë e shtetit, si polici familjare ose private. Por e gjithë kjo bëhet me qëllim që nga dyshja LSDM-BDI, që edhe herën e dytë të dështojë zgjedhja e kryeshefit të SPB -Tetovë, që pastaj për këtë të vendos vet Qeveria. Këto lojëra janë të njohura për opinionin, pasi në secilin ngërç që ata kanë, BDI dhe LSDM, keqpërdorin institucionet shtetërore, duke i llogaritur si prona private e duke vepruar si në bahçe shtëpiake”, deklaroi Besar Durmishi. Kryetar i Këshillit Komunal Tetovë. /Alsat.mk