MPB Maqedoni informon se dje në ora 10:10 në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, nga zyrtarë policorë është ndaluar O.A (39) nga Republika e Turqisë.

Gjatë kontrollit të pasaportave, u konstatua se viza Shengen spanjolle dhe ajo britanike në pasaportën e tij ishin të falsifikuara.

“Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë të Departamentit për Krime Ndërkufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.