Audi-ja e bukur A6 i solli aktakuzë kryetarit të Strugës, Ramiz Merkos. Do të ndiqet në përputhje me ndryshimet e reja të Kodit Penal, ku parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

AUDI-ja luksoze i solli aktakuzë Merkos/ Ivanovska: Ky është rasti i parë në historië…
“Ndoshta duhej ta blej me pajisje më të kompletuar për shkak se kjo është 2000 kubikësh, duhej ta marr 3000 kubik, që kushton rreth 80 mijë euro, por doja të marr edhe Audi A8, por thash hajt të mos dalë që…”, ishte shprehur Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës.

Nga Prokuroria thonë se kanë mjaftueshëm prova për blerjen e Audisë luksoze me paratë e qytetarëve në vlerë prej 67 mijë eurove. Me këtë është shkruar histori, për shkak se është lënda e parë e Antikorrupsionit që po rezulton me aktakuzë.

“Informacionin pozitiv që e morëm, se më në fund një lëndë ka marrë vendim publik prokurorial dhe do të gjendet në Gjykatë. Edhe më shumë se bëhet fjalë për rastin e parë në historinë e institucionit. D.m.th. jo vetëm për ato lëndë që ne i kemi përpunuar në mandatin pesë vjeçare, por edhe paraprakisht në përjashtim të rastit “Baçillo”. Shpresoj se nuk do të jetë i fundit, kemi dorëzuar shumë lëndë të mbështetura me akuza për të cila vlerësojmë se prokuroria do të vazhdojë më tej”, tha Biljana Ivanovska, ish kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Në tre mandate të udhëheqjes së komunës, Merko përflitet për një seri aferash dhe akuzash, por nuk ka epilog gjyqësor. Nga qershori i vitit të kaluar, e gjithë familja e tij është vendosur në listën e zezë amerikane. Të kota ishin përpjekjet e stome për të kontaktuar me kryetarin e Strugës. Në prononcimin e tij para anëtarëve të KSHPK, Merko ka deklaruar se është përmbajtur nga udhëtimet në shumë takime të rëndësishme nën arsyetimin “për arsye tjera”, për shkak se i ka ardhur turp që ta tregojë të vërtetën se nuk ka automjet për udhëtim me performaca të forta, që garantojnë siguri gjatë udhëtimit.

“Çfarë kryetari ju dukem unë? Të shkojë me Fiqo? Ndoshta duhej të merrja një automjet edhe më të bukur”, ishte pas shprehur Merko.