Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (04.04.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 190 vozitës.
Sipas njoftimit të MPB-së 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete të tjera me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, 53 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, kurse 137 jashtë vendbanimeve.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB