Bajern Munihu po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Një nga repartet që ka më shumë nevojë për përforcime është mbrojtja dhe sipas raportimeve të medieve britanike në radarët e bavarezëve ka rënë kapiteni i Man. Sitit, Kajll Uallker.
Bajern Munihu tentoi edhe verën e shkuar që të transferonte mbrojtësin e “qytetarëve”, por ndërhyrja e Pep Guardiola-s e bllokoi atë lëvizje.
Megjithatë këtë herë nuk ka të njëjtat sinjale nga trajneri i Siti-t dhe për rrjedhojë Bajern-i mund ta bëjë të mundur transferimin e Kajll Uallkerin në verë.