Kandidati për deputet nga koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri në njësinë e dytë zgjedhore i ka kërkuar përballje televizive kandidatit të Frontit Evropian, Sadulla Durakit.
“Si kandidat që vij nga komuna e Likovës mendoj që qytetarët që i përfaqsojmë meritojnë të ketë një debat mes meje dhe kandidatit të BDI-së, Sadulla Duraku.
Qytetarët e Likovës, Kumanovës e zonës dy në përgjithësi meritojnë të ndëgjojnë argumentet tona. Unë jam i gatshëm në çdo moment, në çdo kohë dhe në cilën do shtëpi mediatike. Kështu që ftoj gazetarët të organizojnë debatin që po kërkohet në rrjetet sociale”, ka nënvizuar Shaqiri.