Shkruan Nejazi Emini, stomatolog

Dështak në Likovë, heshtak në Tetovë (kryesin e Bdi-së)

Jetoj në komunën e Likovës ku kryetar komune është Erkan Arifi që është një matrapaz politik. Ambienti dhe atmosfera në këtë komunë është i mbushur me pasivitet, lulëzon deponia e mbeturinave me erën e keqe dhe tymin që lirohet nga djeg’ja e mbeturinave e popullatës së kësaj ane ju zihet fryma dhe ju shkatrrohet shëndeti. Në komunën e Likovës lulëzon papunsia, monotonia, nga e cila të kap mjerimi, dëshprimi dhe trishtimi.

Rinisë në komunën e Likovës kryetari Erkan Arifi ia ka mbyt shpresën, perspektivën, nuk ka bër asnjë investim të vetëm edhe pse nuk kan mungu investitorët, ku do të punsohej rinia.
EPO ÇKA ËSHTË PUNU NË KËTË KOMUNË?

Në komunë jan shtru disa rrug me bekatonka e këto i ka bërë kryetari i mëparshëm e jo ky i tashmi Erkan Arifi.
Mbytja e shpresës, perspektivës i orientoj rinin drejt në dhe të huaj në mërgim. (Rinia prindërit mërgimtar në komunizëm dhe tash rinia në pluralizëm prap mërgimtar).
E kush mund të bëj këto të liga rinisë?
Këto i bën një kryetar si Erkan Arifi që ka mbet jetim pa parime, sepse këti i ka vdek parimi i ndershmërisë dhe ndërgjegjshmërisë. Nëse një i Ri apo e Re e ngre zërin ndaj pasivitetit dhe kërkon të veprohet dhe ndryshohet diçka, atëher Erkani u thot çka po ju duhet ky veprim dhe ndryshim? Kshyrne punën tuaj e mos i mshoni murit me kokë.

Erkan Arifi ti je DËSHTAK në komunë dhe HESHTAK në seli.

Erkan tu ka rrit mendja shumë dhe njerëzit e komunës tënde po i konsideron të pa ditur dhe po u shet mend që si ke as për veti.

Mos harro se je një njeri pa dituri e njeriu i pa dituri nuk gjen veten te dinjiteti, njerzillëku, te aftësia profesionale, por te postet me të cilat e mbush zbrazëtin tënde të pa vlerë. Erkan ti sot je i veshur me pushtet dhe në këtë pushtet e gjen mjetin për të shpëtuar nga vogëlsia jote. Me këtë pushtet ti po krenohesh se je i fuqishëm dhe se mundesh me bë çka të duash, e bash këtu po e ngatrron vehten dhe po e paraqet haptas budallallëkun tand. Ti këtë pushtet e përdor për të plotsu zbrazëtin dhe pa aftësin tënde. O Erkan o hipokrit, ( kuptimi i fjalës hipokrit: që shtiret sikur është njeri i mirë, i vyrtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjej të tjerët, që mban qëndrim me dy ftyra, që nuk është i çiltër, dhe nuk zbulon ftyrën e vërtet, shtiracak, që nuk i shpreh haptas ndjenjat, bindjet ose qëllimet e veta, që bëhet për të mbuluar qëndrimin e qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruar të tjerët).

Erkan ti të keqen e ke pronë (mall) dhe kjo të lumturon, të shkrin e të kënaq. ( nuk po i permendi simptomat e tjera të së keqes). Kurse e mira të mundon, të shqetëson.
ERKAN O HORR të dëshiroj shërim sa më të shpejt nga sëmundja e lakmisë, mendjemadhësis, zilisë, urrejtjes dhe urrejtjes së njerëzve të mirë. ( që të shpëtosh ti dhe komuna e Likovës).