Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit, Muhamed Sejdini, jozyrtarisht mëson ALFAX nga burime brenda MPB-së. Ai është kapur duket blerë vota në Kërçovë.
“Sot (07.05.2024) në ora 15:10 në numrin e telefonit 192 është pranuar njoftim anonim se në rrugën “Rashtanski pat”, rrugën “Partizanski odredi” dhe “Vlaški pat” në Kërçovë nga persona të panjohur me vetura “Mercedes”. , “Opel Meriva” dhe “Audi” i ofrohet ryshfet nga një parti politike. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB gjatë ditës.
Kujtojmë se Muhamed Sejdini është njeri i afërt me BDI-në që për disa vite drejton Federatën e Futbollit të Maqedonisë. /alfax.mk/