E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniRiorganizimi i ri i Qeverisë, ja si do të duken dikasteret e...

Riorganizimi i ri i Qeverisë, ja si do të duken dikasteret e reja

Në programin qeveritar të prezantuar nga VMRO për mandatin e ri, krahas ministrive aktuale, parashihet riorganizimi i disa dikastereve qeveritare përfshirë këtu edhe formimin e ministrive të reja, njofton Zhurnal.mk

Kështu, Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se çerdhet, nga ministria për Punë dhe Politikë Sociale pritet të kalojnë tek ministria e Arsimit, derisa ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të quhet ministria për Politikë Sociale dhe Demografi, ndërkohë që pjesa e punës do të kalojë tek ministria e Ekomomisë e cila do të quhet ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Në anën tjetër, ministria e Kulturës pritet që të jetë ministria e Kulturës dhe Turizmit që do të kalojë nga ministria e Ekonomisë. Njejtë dhe ministria e Punëve të Jashtme do të transformohet në ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti.

Si dy ministri të reja pritet që të formohet edhe ministria e Sportit si dhe ministria për Energjetikë dhe Miniera.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments