E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeNeuer: Humbja ndaj Realit e vështirë, synojmë finalen e radhës

Neuer: Humbja ndaj Realit e vështirë, synojmë finalen e radhës

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka thënë se skuadra do të përpiqet që edicionin e ardhshëm të gjendet në finale të Champions League.

“Bavarezët” nuk ia kanë dalë që të kualifikohen në finalen e këtij edicioni, pasi janë mposhtur nga Real Madrid me rezultat agregat 4-3.

Kësisoji në finalen e muajit të ardhshëm do të ndeshen Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

“Natyrisht, humbja kundër Realit ishte e vështirë për t’u përtypur, por tifozët na përgatitën një pritje të mrekullueshme në Allianz Arena. Në Champions League ata dhanë gjithçka. Nuk ishte ky problemi. Në fund, detajet ishin vendimtare. Vitin e ardhshëm finalja do të luhet në shtëpinë tonë, në Munich”, ka thënë ai. “Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi për në finale”.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments