Deri në vitin 2027 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë gati për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë nuk duhet të ketë më justifikime, thotë komisionari europian i zgjerimit Oliver Varhej.
Paralajmëroi, se pas zgjedhjeve në BE, Komisioni i ardhshëm Europian të jetë ai që do ta zgjerojë edhe më shumë Bashkimin Europian.
Këto fjalë Varheji i tha para liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve ishte edhe kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili tha se Qeveria që e drejton, mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të agjendës europiane dhe se shpreson që kështu të vazhdojë edhe qeveria e ardhshme.
Në Samitin rajonal të liderëve në Kotor, që këtë vit u mbajt me moton “Një rajon, vizion i përbashkët”, i pranishëm ishte edhe ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit, Xhejms O’Brajan, i cili tha se SHBA-të duan ta shohin Evropën, të plotë, të lirë dhe në paqe.(TV21)