Ekipet emergjente po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e ngujuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Stamboll.

Në videot e televizioneve turk, shfaqen zjarrfikësit duke tentuar të pastrojnë terrenin nga ndërtesa trekatëshe e shembur në Kucukcekmece të Stambollit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, raportohet se nga shembja e ndërtesës janë persona të lënduar janë nxjerrë nga rrënojat raporton CNN Turk.

E zyra e guvernatorit të Stambollit, ka njoftuar se një objekt është shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke mos zbuluar shkakun që mund të ketë çuar në shembje.

Ndryshe vitin e kaluar, në Turqi humbën jetën mbi 59 mijë persona, kur një tërmet i fuqishëm prej 7.8 magnitudë goditi pjesën jugore të Turqisë dhe Sirinë. /Telegrafi/