Pavarësisht progresit të mjekësisë dhe zhvillimit të antibiotikëve, vdekshmëria nga kjo sëmundje është ende e lartë dhe shkon në rreth 25 për qind nëse nuk trajtohet në kohë.
– Advertisements –
Meningjiti është pezmatim i i cipave të trurit. Janë tre prej tyre dhe roli i tyre është të mbështjellin trurin dhe palcën kurrizore dhe në këtë mënyrë të ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje për sistemin nervor qendror nga dëmtimet e jashtme dhe ndikimi i faktorëve të dëmshëm.
Nëse shfaqet encefaliti, kjo do të thotë se personi ka inflamacion të trurit.
Sipas ecurisë dhe kohëzgjatjes klinike, meningjiti ndahet në akut dhe kronik, ndërsa sipas shkaktarit ndahet në ato të shkaktuara nga agjentët infektivë (viruset, bakteret, kërpudhat, rrallë nga parazitët) dhe ato të shkaktuara nga proceset joinfektive (sëmundjet autoimune, reagimi ndaj barnave), tumorale/procesi paraneoplastik).
Njerëzit të cilët janë më të prirë për të zhvilluar meningjitin janë ata që kanë disa nga faktorët e rrezikut, siç janë gjendjet e imunokompromentuara (imunodefiçenca kongjenitale, infeksioni HIV, imunosupresioni iatrogjenik pas transplantimit të organeve), njerëzit që udhëtojnë në rajonet tropikale, të cilat janë zona endemike për shfaqjen e meningjitit, sëmundjeve malinje, personat që konsumojnë vazhdimisht alkool…
Shkaktarët bakterial më të zakonshëm të meningjitit janë Streptococcus pneumoniae, Neisseria meningitidis, Haemophilus influenzae, Listeria monocytogenes, transmeton Telegrafi.