Qeveria e Maqedonisë së Veriut tani e tutje do të ketë 20 ministri, në vend të 16 që ishin deri më tani. Propozues i ndryshimeve të tilla ishte kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa mbrëmë vonë propozimi u pranua me një shumicë absolute nga 88 deputetë në Parlament, përcjell INA.

Kjo është lista e plotë e ministrive:

1. Ministria e Mbrojtjes;
2. Ministria e Punëve të Brendshme;
3. Ministria e Drejtësisë;
4. Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve;
5. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme;
6. Ministria e Çështjeve Evropiane;
7. Ministria e Financave;
8. Ministria e Ekonomisë dhe Punës;
9. Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale;
10. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave;
11. Ministria e Shëndetësisë;
12. Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
13. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë;
14. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale;
15. Ministria e Kulturës dhe Turizmit;
16. Ministria e Transformimit Dixhital;
17. Ministria e Administratës Publike;
18. Ministria e Transportit;
19. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
20. Ministria e Sportit.

Sipas propozimit, janë tre arsye kryesore për ndërhyrje në kompetencat e ministrive.

“Së pari, aktualisht ka paqartësi në vetë shpërndarjen e kompetencave ndërmjet ministrive, pra nuk ka një vijë të qartë se ku mbarojnë kompetencat e një ministrie dhe ku fillojnë ato për një tjetër. Arsyeja e dytë është se vetë ndarja e funksioneve dhe grupimi i tyre në organe të caktuara nuk është racionale, pra ka raste kur në një institucion ndahen disa fusha të palidhura. Dhe së treti, si sfidë shtesë është fakti se fushat që aktualisht janë prioritete strategjike të shtetit, paraqesin sfida kyçe apo janë në fokus të publikut botëror, nuk pasqyrohen siç duhet në kuadrin institucional të shtetit, por janë organizative. Njësitë brenda ministrive të caktuara”, shkruhet në ligj i cili tashmë ka marrë mbështetje në Kuvend.

Por nga ana tjetër, në ligj nuk nënvizohet se sa para do të nevojiten, por vetëm shkruhet se kjo ka “implikime financiare në buxhetin e Republikës”. Ligji për riorganizimin e ministrive, përpos 74 deputetëve të koalicionit është përkrahur edhe nga 12 deputetë të Frontit Evropian, gjegjësisht të prirë nga BDI, me përjashtim të ASH- së Ziadin Selës. (INA)