8 C
Tetovo
E shtunë, 3 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMilloshoski, Mitreski dhe Bendevska – zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Milloshoski, Mitreski dhe Bendevska – zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit

Kuvendi zgjodhi deputetët Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitreski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga ZNAM për nënkryetarë të Kuvendit.

Për Milloshoskin votuan 69 deputetë, Mitreskin 82 deputetë, ndërsa Bendevskën 70 deputetë.

Menjëherë pas kësaj vazhduan me deklaratë solemne, ndërsa deputeti Milloshoski, i cili për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, deklaratën solemne do ta japë në seancën e parë pasuese.

Paraprakisht, Kuvendi me 87 vota “pro” dhe një “kundër” dhe pa debat të përgjithshëm ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments