E hënë, 21 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeride Haxhiu dhe Kaltrina Beqiri deputete në vend të Mexhitit dhe Limanit...

Feride Haxhiu dhe Kaltrina Beqiri deputete në vend të Mexhitit dhe Limanit në Parlament

Të hënën pasi të fillojë me punë Qeveria e re në të cilën ministra do të jenë Izet Mexhiti dhe Fatmir Limani, vendin e tyre në Parlament pritet ta zënë dy zonja të reja të cilat ndonëse pa përvojë politike, pritet të ulen në karikën e deputetit.

Feride Haxhiu nga Shkupi, ishte e treta në listë në zonën e I-rë zgjedhore nga rradhët e Vlen, e që do të zë vendin e Izet Mexhitit si deputete, kurse Kaltrina Beqiri nga Tetova ishte e 10 në listë në zonën e VI-të zgjedhore nga rradhët e Vlen që pritet të bëhet deputete duke zënë vendin e Fatmir Limanit.

Me futjen e tyre në Parlament, numri i deputeteve femra shqiptare shkon në 10, gjashtë nga Vlen dhe katër nga Fronti Europian.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments