Mbyllet me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024.

Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.

Skuadra kombëtare e mbylli në vendin e fundit në grupin B me dy pikë, ndërkohë që Krocia po fiton 1-0 Italinë falë golit të Luka Modric.

Duke siguruar vendin e dytë.

Të kaltrit e Luciano Spallettit, me vetëm tri pikët e fituara kundër kuqezinjve të Sylvinhos, mbetën në shpresë për t’u kualifikuar si vend i tretë.