Legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus ka vlerësuar lartë kombëtaren shqiptare në ndeshjen me Spanjën.

“Nuk kam pirë asgjë dhe nuk jam i lodhur, por shqiptarët ishin sonte më të mirë se spanjollët! Mund të shkojnë në shtëpi me ballin lartë! Shqiptarët mund të jenë krenarë… këto fjalë para plisit me dykrenare, me siguri që i dolën nga zemra. Edhe një prej kameramanëve ishte me plis në kokë – tërë kohën. Dua të them edhe njëherë: lojtarët luajtën mirë, aq sa dinë dhe mundën në këtë moment. A ka mundur më mirë, me siguri po. Por a kanë mundur të ndahen edhe më keq në fushë, edhe kjo ka mundur të ndodhë. Ndërsa Shqiptarët? Ata janë fituesit më të mëdhenj të këtij Kampionati deri tani!”, është shprehur Meteus.