E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeTurqia kalon në epërsi përballë Holandës: Arda Guler asiston, Akaydin shënon golin

Turqia kalon në epërsi përballë Holandës: Arda Guler asiston, Akaydin shënon golin

Turqia ka kaluar në epërsi përballë Holandës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për një vend në gjysmëfinale të Euro 2024.

Një ndeshje e bukur dhe me raste nga të dyja anët, po del të jetë kjo mes turqve dhe holandezëve.

Kur po zhvillohej minuta e 35-të, Arda Guler harkoi në zonë ku e gjeti Samet Akaydin, i cili me kokë shënoi për 1-0.

Ai puthi flamurin turk në fanellë dhe festoi me tifozët dhe bashkëlojtarët pas golit.

Turqia me këtë gol bëri hap të madh në këtë ndeshje, ku Holanda shihet si favorite. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments