Sot në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët do të mbajë Konventën e dytë të Forumit Rinor. Me moton “Tash me Frash” duke dërguar mesazh të gjithë tërinjve që është koha e Rinisë e bashkë të veprojnë tani, për të sjell ndryshim dhe inovacione në vend njofton Fol.mk

Yllka Nuredini nga Forumi Rinor i ASH-së dega Dibër është kandidate për kryetare të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.

Yllka Nuredini është njëra nga aktivistet e shquara të FRASH për disa vite me rradhë ka dhënë kontribut në degën e Dibrës dhe në strukturat tjera të ASH-së ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare Yllka ishte kandidate për deputete e koalicionit VLEN nga ASH-ja.

Për të parën e FRASH, Nuredini e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

“Të nderuar!
Ju informoj se unë, Yllka Nuredini, me datë 01.07.2024, e dorëzova kandidaturën time për Kryetare të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – FRASH!

Perkrahja juaj nesër në konventën e FRASH-it është arma më e fortë për të vazhduar betejën politike për një të ardhme më të mirë, per të çuar e vazhduar ndryshimin që bashkë e kemi nisur, dhe për të përkrahur të rinjtë në politike.

Ju njoftoj se Konventa Zgjedhore e FRASH-it mbahet nesër, me datë 07.07.2024 në ora 13:00 në Qendrën për Kulturë në qytetin e Tetovës.

Ju falemnderit dhe Mirë ardhëshi!
Bashkë na priftë e mbara në sukseset e radhës!
TASH ME FRASH!”

Yllka është aktore e diplomuar në fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij” në Shkup. Është anëtare e ekipit të festivalit të Teatrit të Maqedonisë në Dibër. Nuredini ka qenë e angazhuar me disa role teatrale në Teatrin e Shqiptarë si dhe në Tetatrin e Tetovës.

Konventa e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët do të zhvillohet sot (e Diel), në Pallatin e Kulturës në Tetovë, me fillim në ora 13:00./Fol.mk/