Pesë studentët më të mirë të fakulteteve të mjekësisë, në Shkup, Manastir dhe Shtip, do të mund të punësohen menjëherë pas diplomimit. Këtë mëngjes njoftoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili pati takim me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Svetozar Antoviq.
Ministri njoftoi dhe se disa specializime do të vihen në pritje, miratimi do të jepet vetëm për kuadrin deficitar.