Zv.kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, sot ka qëndruar në Komunën e Gostvarit ku është takuar me u.d kryetarin e komunës, Valbon Limani.
Pas takimit Fetai tha se do të vizitojë të gjitha komunat për të parë nga afër planet e tyre për eliminimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.
“Ka dy vite kërkesë që insititucionet komunale kanë dorëzuar plane për detektimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, për shkak të vullnetit politik, shkalla e përgjigjes është shumë e ulët. Pushteti i kaluar nuk ka bashkëpunuar me nivelin qendror për parandalimin e korrupsionit”.
“Prej qindrave insititucioneve qendore që kanë pasur për detyrë për eliminimin e korrupsionit, janë dorëzuar 41 kërkesa, prej tyre janë 10 komuna dhe mes tyre është Komuna e Gostivarit. Komuna e Gostivarit është shembull sa i përket qeverisjes së mirë, transparencës, respektimit të kornizës ligjore për qasje në dokumentet zyrtare”, tha Fetai.