Koalicioni VLEN kërkon nga Ali Ahmeti që sonte në Gostivar t’i tregon anëtarëve të partisë dhe qytetarëve se pse ia ofroi Mickoskit mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë me vetëm 4 ministri duke kërkuar marrëveshje paraprake për Çairin dhe Kërçovën.

Nga VLEN thonë se BDI po keqpërdor shqiptarët për t’i mbrojtur funksionarët e korruptuar.

“Ne si koalicion VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte të shfrytëzon tubimin partiak në Gostivar dhe t’i tregon qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickoskit të bëhet pjesë e Qeverisë në vend të VLEN me 4 ministri dhe pa krye parlamentar duke dhënë garanci që në zgjedhjet e ardhshme lokale bashkërisht me kandidatët maqedonas do të angazhohen për fitore në Çair dhe Kërçovë. BDI e ka për obligim të përgjigjet se a dëshiron shqiptarët t’i përdor si mbrojtës për t’i shpëtuar ish funksionarët e korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre”, tha Fari Hiseni, Zëdhënës i VLEN.