Artan Grubi, ish zv.kryeministër i parë, Përparim Bajrami, ish drejtor i Lotarisë së Maqedonisë së Veriut i cili ka qenë nën kontrollë të plotë të këtij të parit, jo zyratisht pritet të ju inicohet procedurë penale dhe të arrestohen për keqpërdorime të shumta që kanë bërë me Lotarinë.
Përpos këtyre dy ish funksionatëve, nga radhët e BDI-së pritet organet e hetuesisë të inicojnë procedurë edhe ndaj ish drejtorit në Ndërmarrjen Publike Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi, si dhe ndaj ish ministritë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Për të parinë tashmë Qeveria e re ka grumbulluar një sërë faktesh për keqpërdorime me fondet publike dhe keqpërdorim të tenderëve. Bekteshi dyshohet për dhënie të koncensionve të dyshimta për njerëzit dhe kompanitë e afërta me BDI-në.
Se BDI ka nevojë për mbrojtës të mirë juridik, sot i paralajmëroi edhe kryetari i ASH-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari si pjesë e koalicionit VLEN në Qeveri.
“BDI-ja kishte një reagim ku qau hallin pse në Ministri të Shëndetësisë është eleminuar pozita e Drejtorit Ekonomik. Një pozitë krejt e panevojshme me të cilën BDI-ja kishte “qerasur” njerëzit e saj. Pra, BDI-ja qortoi Qeverinë që kursen paratë e qytetarëve dhe po këput lidhjet korruptive të ndërtuara nga BDI-ja. Kjo parti ka nevojë për dy gjëra:
1. Një ekip të mirë avokatësh që të mbrojë veten nga akuzat që po i përgatit,; 2. ?të kuptojë se të paktën tani që është në Opozitë, duhet të ndryshojë mentalitetin e saj korruptiv”, shkruan Taravari në një status në rrjetet sociale.