Zv.kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për politika të qeverisjes së mirë dhe transparencë, Arben Fetai priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Vetiut, Ambasadorin e Sllovenisë, Gregor Presker.

Në takim u dakorduan të forcojnë bashkëpunimin në politikat e qeverisjes së mirë dhe të luftës kundër korrupsionit, si në nivel dypalësh ashtu edhe në kuadër të nismave të BE-së, për të replikuar praktikat e mira të zbatuara nga miqtë tanë sllovenë

“Pata kënaqësinë të mirëpres në një vizitë kurtuazie Ambasadorin e Sllovenisë, Sh.T. Gregor Presker.

Shpreha kënaqësinë time për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve tona dhe e falënderova Ambasadorin Presker për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin në politikat e qeverisjes së mirë dhe të luftës kundër korrupsionit, si në nivel dypalësh ashtu edhe në kuadër të nismave të BE-së, për të replikuar praktikat e mira të zbatuara nga miqtë tanë sllovenë”, shkruan zv.kryeministri Fetai.