Lidhur me incidentin që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Gani Qarri.

Së pari, ai tha se me këtë rast, autoritetet e Shkupi kanë shkelur rëndë Konventën ndërkombëtar të Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Sipas tij, pjesëtari i sigurimit të aeroportit, që ka tentuar t’ia marrë telefonin presidentes duhet shpallur non-grata dhe do duhej të arrestohej në momentin e parë.

Këshilltarit politik të zonjës Vjosa Osmani, Bekim Kupina presidentes së Kosovës është tentuar t’i merret edhe telefoni personal nga një pjesëtar “shqipfolës?!” i sigurimit të Aeroportit të Shkupit dhe mik i ngushtë i funksionarëve të lartë të BDI-së banditeske, të Ali Ahmetit, të cilët më së paku, duhet shpallur persona “non grata” dhe të arrestohen qysh në momentin e parë, që do të provonin të futeshin në Kosovë”, deklaroi analisti.

Ndër të tjera, analisti tha se këtë incident e kanë shkaktuar funksionarë të BDI-së, të cilët kanë cenuar raportet mes të dyja vendeve, me që rast MPJ e Kosovës i vendosi edhe notë proteste.

“Ky incident cinik i iniciuar qëllimshëm, nga persona apo miq të ngushtë të funksionarëve e të lartë të BDI-së, dje në Aeroportin e Shkupit ku është përfshirë vet presidentja e vendit dhe sipas dëshmive të Presidencës së Kosovës, sigurimi i aeroportit të Shkupit, përveç marrjes së çantës, ka tentuar që me forcë t’ia marrë edhe telefonin presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Dr. Vjosa Osmani duke përdorur edhe shtyrjet fizike, jo vetëm që ka cenuar raportet mes të dyja vendeve, por ka detyruar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, që t’i dërgojë edhe një notë të ashpër proteste të ashtuquajturës Maqedoni e Veriut, e që unë personalisht mendoj se nuk është e mjaftueshme dhe duhet të shoqërohet medoemos edhe me masa të tjera të nevojshme, të cilat vërtetë do ta bënin qeverinë e FYROM-it, që përfundimisht të mbledh mend, dhe raste të tilla, kurrë më, të mos përsëriten, tash as në të ardhmen, me udhëheqësit shtetëror të Republikës së Kosovës”, përfundoi Gani Qarri për “Bota sot”. // Më tepër në BotaSot