Në fshatin Burojë, në një ceremoni të organizuar, sot është bërë zbulimi i lapidarit përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, të rënë në luftë për lirinë e Kosovës.

Kryetari Nura në fjalimin e tij para të pranishmëve, ka lartësuar heroizmin e dëshmorëve dhe martirëve, sakrifica e të cilëve mundësoi lirinë dhe pavarësinë e vendit.