Që prej vitit 1998 në Malësi të Madhe është kthyer në nje traditë gara për të zgjedhur më të bukurën e Bjeshkëve.
Veshjet karakteristike, vallet, këngët, instrumentet, lojërat popullore u bënë pjesë e Logut të Bjeshkëve 2024.
Konkursi i bukurisë u ndoq nga banorët, turistë por edhe diaspiora edhe emigrantët.
‘Miss Bjeshka 2024’ u shpall Liljana Lashaj nga Selca e Këlmendit, ndërsa çmimi ‘Miss Xhubleta 2024’ shkoi për Mary Camaj.
Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj në fjalën e tij theksoi vlerat e zonës.
‘’Kam përshëndetje për të gjithë pjesëmarësit në Kelmendin tonë të dashur’’, tha Marinaj.
Mosha e vajzave pjesëmarrëse është nga 15-25 vjeçe.
Çdo vit në të marrin pjesë ansambli artistik i Kelmendit dhe këngëtarë e humoristë të ftuar./oranews