18 gushti, Dita e Armatës, nisi me nderim për pjesëtarët e rënë dhe vendosjen e kurora lulesh mbi monumentet.

Me atë rast delegacionet e Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes, kabinetit presidencial vendosën lule mbi varret e presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov dhe gjeneralit Mihailo Apostolski në varrezat e qytetit Butel në Shkup.

Ceremonia qendrore për Ditën e Ushtrisë dhe 32 vjetorin e formimit të saj do të mbahet të dielën në Ohër.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka mbushur plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.