Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka qëndruar për vizitë pune disa ditore në Sicili të Italisë i shoqëruar me një delegacion nga komuna e Tetovës.

Gjatë qëndrimit në Bashkinë e “Piana degli Albanesi”, e njohur si Hora e Arbëreshëve, komuna arbëreshe në Itali kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami u mirëprit nga homologu i tij Rosario Petta,

Vizitë kjo si rezultat i përpjekjeve për afrim me arbëreshët e Italisë, si një komunitet i rëndësishëm në këtë vend mik.

Takimi kishte në fokus bashkëpunimin kulturor, arsimor, sport, turizëm, shkëmbime ekonomike, të studentëve. Poashtu u përcaktuan edhe pikat e bashkëpunimit në të ardhmen.

Kasami gjatë vizitës ishte i pranishën në natën finale të Festivalit të Këngës Arbëreshe, ku mori pjesë e SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.

E pas performancës të SHKA “Xheladin Zeqiri, Kasami ka ndarë me ndjeksit video me momente të mrekullueshme duke kënduar këngën “Mora Fjalë” bashkë me arbëreshët e Italisë./Fol.mk/

VIDEO