Juventusi dhe Milani kanë arritur marrëveshje përfundimtare për qendërmbrojtësin francez Pierre Kalulu.
Zonja e Vjetër prej ditësh ishte në negociata me Milanin, pasi tanimë kishin marrë ‘Po’ nga futbollisti për një transferim në Allianz Stadium.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka zbuluar edhe detajet e këtij operacioni me francezin që do t’i bashkohet Juventusit si huazim me opsion blerje.
“Marrëveshja u arrit pas shumë bisedimeve. Tarifa e kredisë do të jetë 3/4 milionë euro huazim plus 14 milionë me opsionin blerje, por jo e detyrueshme”.
“Do të jenë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gjithashtu Milani do ta mbajë 10 për qind të kartonit nga shitja e ardhshme”, ka konfirmuar Romano.
Marrëveshja tanimë është arritur dhe lojtari sot do të udhëtoj drejt Torinos për të kryer testet mjekësore dhe pastaj për ta finalizuar huazimin te Juventusi.