Një trend i bërë viral në TikTok ka çuar në një mungesë mbarëkombëtare të kastravecit në Islandë, duke i lënë bosh raftet në supermarkete dhe dyqanet ushqimore. Trendi që mori jetë nga një video e yllit të njohur të TikTok, Logan Moffitt, i bëri islandezët të blejnë me shumicë kastraveca për të rikrijuar sallata të frymëzuara nga Azia, të cilat sugjerohen prej saj.

Influenceri i TikTok, i cili ka mbledhur miliona shikime, shfaq sallata të thjeshta dhe të freskëta me përbërës kryesor kastravecin, e që ofrojnë shije aziatike, duke bërë që shumë islandezë të dynden në dyqane në kërkim të përbërësve. Kastraveci është zhdukur thuajse plotësisht nga raftet dhe disa shitës me pakicë kanë konfirmuar se rritja e shitjeve të tij është e lidhur drejtpërdrejt me ndikimin e yllit të TikTok.

Edhe për ingredientët e tjerë të paraqitur në recetat e tij, si salca e sojës dhe vaji i susamit, është parë gjithashtu një rritje e konsiderueshme e kërkesës për t’i blerë. Kapaciteti i kufizuar bujqësor i Islandës e ka përkeqësuar mungesën, pasi vendi mbështetet shumë në importet për prodhime të freskëta. Rritja e papritur e kërkesës për kastravec i ka zënë furnitorët në befasi, duke shkaktuar një rreth vicioz në të gjithë vendin.

Përveç faktit që kastravecat janë të mirë për hidratim, ka edhe disa arsye të tjera pse duhet t’i konsumoni më shpesh. Hulumtimet kanë treguar se lëngu i kastravecit mund të ulë presionin e gjakut. Për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2, ekspertët këshillojnë konsumimin e ushqimeve me indeks të ulët glicemik, ku përfshihen edhe kastravecët, indeksi i tyre glicemik është 15. Për shkak se kastravecët rriten nga lulet dhe përmbajnë fara, ato janë teknikisht dhe botanikisht një frut dhe jo një perime. Kastravecët shpesh cilësohen si një superushqim për bukurinë kjo për shkak të vëllimit të lartë të ujit dhe aftësisë së lartë hidratuese.

VIDEO