E hënë, 31 Mars, 2025

Kasami paralajmëron ndryshimin e emrave të rrugëve: Do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe transparent

Date:

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat.

Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

“E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat i asaj janë identifikuar gati 300 rrugë që janë emërtuar jo sipas ligjit. Do të kemi proces gjithëpërfshirës për emërtimin e rrugëve të qytetit”.

“Në procedurë është miratimi i një ligjit në kuadër të kadastrës, që parasheh obligimin e të gjitha institucioneve të përdorin emrat e rrugëve që i vendos komuna. Në këtë rast ka aplikacion që e menaxhon Agjencioni i Kadastrës, ku regjistrohen të gjitha rrugët, e që do të jenë të obliguara ta shfrytëzojnë të gjitha institucionet publike apo private”, tha mes tjerash Kasami.

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Kapet me 173 km/h në autostradën Gostivar-Tetovë, kallëzim penal ndaj 29-vjeçarit

Dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në stacionin e pagesës “Gostivar”,...

BBC: Gjermania po përgatitet për luftë

Ushtria gjermane, Bundeswehr, kohët e fundit mori një nxitje...

The Best Pork Kebabs With Grilled Plums and Couscous is Found in Poland

Find people with high expectations and a low tolerance...