Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka folur për incidentin në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai tha se çdo njeri ka të drejtë të veproj ashtu siç vlerëson se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej, duke shtuar se personi është suspenduar dhe MPB ka parashtruar kallëzim penal.
“Çdo njeri ka të drejtë të veprojë ashtu siç ka vlerësuar se duhet të sillet apo nuk duhej të sillej. Secili ka të drejtë të gabojë, por sistemi nuk duhet të gabojë. Në këtë rast sistemi ka dëshmuar se funksionon, për fat të mirë. Nuk ka funksionuar shumë shpesh në të kaluarën. Sistemi nuk duhet të gabojë dhe nuk do të gabojë dhe nuk gaboi as në këtë rast. Personi në këtë rast është suspenduar, për të njëjtin Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal dhe shpresoj që edhe Prokuroria do ta procesojë rastin në kuadër të kompetencave të saja. Shpresoj të njëjtën ta bëjë edhe Gjykata. Kjo situatë tashmë është zgjidhur”, u shpreh Pançe Toshkovski.