VMRO-DPMNE-ja sërish ka akuzuar ish ministren e Kukturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit për nevoja personale. Sipas partisë maqedonase ë pushtet, ish ministrja ka “blerë një valixhe, siç e ka pranuar edhe vetë, në udhëtimin e saj në Londër, sepse sipas saj, bagazhi i saj ka humbur nga kompania ajrore”.

“Por faktet flasin ndryshe. Dhe në udhëtimin për në Riad dhe Bruksel, ajo bleu sërish një valixhe. Sigurisht që Bisera Antoinette nuk do të ishte Bisera Antoinette nëse nuk do të shpenzonte paratë e qytetarëve për nevoja personale. Një valixhe do të shërbejë gjithmonë më shumë, nëse jo për të, ajo do t’ua huazojë njerëzve të dashur. Bisera Antoinette mori para nga Ministria ose 2000 dollarë dhe 900 euro për udhëtimin fillimisht në Riad në shtator 2023, pastaj në Bruksel në të njëjtin muaj”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se Kostadinovska-Stojçevska në udhëtimet e saj tregoi vetëm një gjë që di të bëjë pazar për qëllime personale me para publike.

“Kjo sjellje shpërdoruese e Bisera Antoinetës është vetëm një shembull se si qeveria e kaluar i ka shpenzuar paratë e qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.