BDI-ja vazhdon të kërkojë të bëhet pjesë e qeverisë pasi ka frikë nga përgjegjësia. Kështu tha sonte në Tv Alsat, kreu i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
“BDI kërkon vazhdimisht të bëhet pjesë e qeverisë, jo për gjë tjetër por pasi ka bërë shumë krime, janë të kriminalizuar tej mas dhe kanë shumë procedura që janë mbas tyre dhe si afrohet përgjegjësia, njerëzit që kanë qepërdorur kanë nervozizëm të madh”, deklaroi Taravari.
Taravari rikujtoi edhe një herë Dhomën “161” në Kuvend nga ku BDI, siç ai tha, ka nisur pa ndaluar ti kërkojë VMRO-DPMNE-së të bëhet pjesë e qeverisë para se ajo të formohet me koalicionin shqiptarë “VLEN”.
“Kanë negociuar edhe pa kryetar të Kuvendit të futen në Qeveri”, tha Taravari.
Taravari kujtoji edhe telefonin e “kuq” që përmendte Ahmeti dhe kur thoshte se ai nuk mbetet në opozitë.
“Por mbeti në opozitë, dhe atëherë kur ne nogicionim ata pos pa kryetarin e Parlamentit, negocionin të bëhen pjesë e qeverisë vetëm me katër ministra”, tha më tej Taravari.
Taravari tha se posedon informata që BDI edhe sot dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë.