Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz, dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, në një takim falënderimi për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin.

Eric Dietz theksoi gatishmërinë e Luksemburgut për të mbështetur Republikën e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe në qeverisjen demokratike. “Shteti që përfaqësoj është i gatshëm të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e saj zhvillimore dhe qeverisjen demokratike,” tha Dietz.