Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në intervistën e tij për “PortalX” foli edhe për tabelën e heqjen e tabelës në vendkalimin kufitar në Bllacë.

Ai akuzoi BDI-në se organizuar këtë skenar, por tani tabela nuk ekziston dhe në tabelën e re do të jetë edhe gjuha shqipe.

“Do të kemi tabelë në tre gjuhë. Tashmë është porositur ajo tabelë. Ka diversione të vazhdueshme prej ish-regjimit. Për këtë diversion përgjegjëse është BDI-ja, porositëse është BDI-ja, njerëzit e BDI-së”, u shpreh Taravari.

Taravari shtoi se tabela ku nuk përfshihet gjuha shqipe është vendosur nga kompania që ka lidhur kontratë me ish-drejtorin që vjen nga radhët e BDI-së.