Në periudhën nga 9 deri më 15 Shtator në vend janë regjistruar 57 raste të reja me SARS-CoV-2, dhe janë raportuar katër viktima – dy në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë, të gjithë mbi 70 vjeç dhe të pavaksinuar, sipas raportit më të fundit të Institutit për Shëndet Publik.

Nga 9 deri më 15 Shtator janë testuar gjithsej 285 mostra në laborator, ku janë kryer testime molekulare dhe testime antigjenesh për prani të SARS-CoV-2, me një rënie prej 36.5% krahasuar me javën e kaluar.

Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48.6% krahasuar me javën e kaluar. Në javën e tanishme, janë raportuar raste të infektuar në komunat e tetë qyteteve.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=39; 68.4%), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë (14.7/100,000).