Ditëve të ngrohta i erdhi fundi. Nga nesër vendin do ta përfshijë moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale, të përcjella me bubullima. Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njofton se nga nesër reshjet do të jenë më të shumta, herë pas here të rrëmbyeshme. Temperaturat maksimale do të jenë në një interval nga 18 deri në 26 gradë. Ky mot pritet të përfshijë vendin deri në fundjavë, ku nuk janë të përjashtuara as përmbytjet. /Alsat.mk