Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Nga mesdita në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale ka zbritur deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.