E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTërmet me magnitudë 3.4 është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe rrethinë

Tërmet me magnitudë 3.4 është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe rrethinë

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni. Epiqendra e tërmetit ishte në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkup, mbrëmë në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ishte në zonën epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit ML 3.4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments