Mëngjesin e sotëm është shfaqur një pankartë nga aktivistë të BDI-së të cilët kërkojnë sërish Ali Ahmetin në Qeveri.
“Qeveria don burra, kthehu Ali Ahmeti”, shkruan një pankartë, ndërsa me këtë ka ironizuar gazetari Furkan Saliu i cili thotë se hajni nuk po fryhet 20 vjet me pushtet.
“Hajni nuk fryhet për 20 vite. Kthehu Ali Ahmeti se e rëndë jeta pa shofer, kartelë zyrtare dhe shfalerkë”, shkruan Saliu.
Edhe qytetarët shprehen kundër dhe po ironizojnë e pankartën e sotshme dhe shprehen se për Musa Xhaferin përveç burrave, nevojiten edhe gratë.M