Thirrjet e Frontit Europian për bashkim të taborit politik shqiptar, i pari i Zhelinës, Blerim Sejdiu tha se është kërkesë e opozitës për 20 vite por që BDI nuk e ka pranuar, përcjell TV21. Sejdiu tha se, BDI po i kopjon deklaratat e tyre ndërkohë që i bëri thirrje që të reformohet.

“Unë nuk them se e kanë derën mbyllur por kjo kërkesë e bashkimit të shqiptarëve ka qenë kërkesë e jonë dhe BDI-së i bëjmë sugjerime që mos të bëjë kopjime e deklaratave tina të mëhershme se 20 vite kërkohet kjo deklaratë. BDI-së i themi, aty ku e ke vendin rri, reformohu dhe konkurro në zgjedhjet e ardhshme si e reformuar dhe kërko votën e shqiptarëve në mënyrën siç mendon se do të kesh edhe përgjigjen”, tha Sejdiu në Daily Click