Prej 2500 të punësuarve me kontrata nëpër institucione publike shëndetësore, këtë vit vetëm gjysma e tyre mund të marrin vendim pune, ndërsa të tjerët do të duhet të presin ende. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se në çdo institucion shëndetësor ka mungesë të personelit mjekësor, veçanërisht të motrave medicinale, teknikëve dhe punonjësve higjienikë, por punësimet me vendime pune do të bëhen në bazë të marrëveshjes me Ministrinë e Financave.