Në prag të rikonstruktimit të degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë, nesër do të zhvillohet Kuvend i Jashtëzakonshëm i FRASH Tetovë për zgjedhjen e kryetarit të ri të FRASH Tetovë. Kuvendi i jashtëzakonshëm vjen si rezultat e zgjedhjes së kryetarit aktual Muhamed Lala në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të FRASH.

Ujkan Rahmani është shpallur kandidat kryesor. Rahmani, është stomatolog i diplomuar dhe një aktivist i njohur për angazhimin e tij në çështjet rinore dhe politike. Me një përvojë të spikatur në organizimin rinor dhe në politikat e Aleancës për Shqiptarët, Rahmani premton të krijojë një platformë më të fortë për rininë në Tetovë, duke fokusuar veprimtarinë në përmirësimin e arsimit, zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e zërit të të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Kuvendi pritet të mbahet nesër në ora 19.30 në zyrat qendrore të Aleancës për Shqiptarët.