Është arrestuar personi i cili dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në bodrumin e Komunës së Tetovës, ku u dogjën një pjesë e dokumenteve të arkivit komunal si dhe materiali zgjedhor i viteve 2017-2019. Ndryshe ditë më pare kreu i Komunës, Bilall Kasami zjarrin e cilësoi si përpjekje për destabilizim. /Alsat.mk