Me datë 08.10.2024, në orën 12:20, në NjP Tearcë, është raportuar se në vendin e quajtur ,,Karaxhica”, atar i fshatit Jellosnik, janë gjetur eshtra njerëzish.

Një ekip hetimor i SPB-Tetovës dhe Prokurorit Publik kanë kryer hetim, gjatë të cilit është konstatuar, se me siguri bëhet fjalë për 81-vjeçaren O.D. e cila ka pasur probleme shëndetësore, për të cilën më datë 11.08.2024 vajza e saj T.G. ka raportuar se është larguar nga shtëpia dhe sipas përshkrimit në kallëzim rrobat dhe sendet e gjetura me trupin e saj përputhen. Me urdhër të prokurorit, pjesët e trupit janë dërguar për obduksion.