Të rinjtë duhet të marrin vendin qendror në vendimmarrje – ky është vizioni i Qeverisë në sjelljen e masave dhe politikave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit jetësor. Për këtë qëllim, Qeveria ka paraparë masa, dhe atë vauçerë prej 250 euro për studentët për pajisje elektronike, si dhe mbështetje financiare deri në 30.000 euro për bizneset për të rinjtë.

Lidhur me të njëjtën, dua të njoftoj se Qeveria ka filluar komunikimin me kompanitë në sferën e teknologjisë informatike, i cili deri në fund të këtij viti duhet të finalizojë dhe të njëjtit duhet të rezultojë në përcaktimin e qasjes më të favorshmve, përmes të cilit do të gjendet metodologjia më e mirë për shpërndarjen e burimeve financiare të ofruara.

Përkatësisht, qëllimi është që të gjendet zgjidhja më e favorshme ku kompanitë do t’i sigurojnë pajisjet elektronike, ndërsa pagesa do të bëhet përmes vauçerëve që do të dedikohen për të gjithë studentët. Vendosja e kësaj mase, e cila do t’u sigurojë të gjithë studentëve një vauçer prej 250 eurosh posaçërisht për blerjen e pajisjeve elektronike, është krijuar të sigurojë që të gjithë studentët të kenë qasje në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme digjitale.

Çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, për studentët tanë?

Në një epokë gjithnjë e më digjitale, qasja në pajisjet elektronike si laptopët, tabletët dhe softuerët edukativë është thelbësore për mësim efektiv. Këto vauçerë do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në arsimimin e tyre. Këto vauçerë do t’u mundësojnë studentëve të marrin mjetet që u nevojiten për të marrë pjesë plotësisht në arsimimin e tyre.

Kjo nismë nuk ka të bëjë vetëm me reduktimin e ndarjes digjitale, por gjithashtu mbështet përkushtimin tonë për të nxitur një mjedis arsimor më të barabartë. E kuptojmë se shumë familje përballen me sfida financiare kur bëhet fjalë për investimin në teknologji dhe ne duam të lehtësojmë një pjesë të kësaj barre.

Njohuritë dhe aftësitë e fituara me përdorimin e teknologjisë janë të rëndësishme për karrierën e tyre të ardhshme dhe zhvillimin personal.

Përveç përfitimeve individuale, kjo nismë do të forcojë institucionet tona arsimore.

Pas përfundimit të negociatave me kompanitë e TI, në fund të këtij viti do të sigurojmë më shumë detaje rreth procesit, si dhe udhëzime se si të rinjtë mund të maksimizojnë përfitimet e këtyre vauçerëve. Inkurajojmë studentët dhe prindërit që të përfitojnë plotësisht nga kjo mundësi.

Së bashku, të kujdesemi që të gjithë të rinjtë tanë të kenë mjetet që u nevojiten për tu avancuar në një botë që ndryshon vazhdimisht.