Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN
Demagogët e BDI-së mundohen të shesin shqetësim artificial tek opinioni gjoja se ata përkujdesen për shqiptarët… Hipokrizi klasike!
Po ju pyes: Marrëveshja e Ohrit kishte afat realizimi 2001 – 2004, pse nuk thirrët për bashkimin e shqiptarëve kur ishi në pushtet, por tash nga opozita ju kujtua juve pas 22 viteve që marreveshja e Ohrit nuk është realizuar asgjëkundi.
Kush ishte në pushtet për 22 vite përpos BDI-së, kujt doni të ja leni fajin për gjithë këto marina ?
Pse nuk thirre ne protesta kur ndodhi:
?Rasti Sopoti
?Rasti Monstra
?Vrasja e Harun Aliut me shokë
?Vrasja e Nuri Mazarit
?Rasti Alfa
?Rasti i Almirit
?Lagja e Trimave
?Vrasja e komandant Shqiponjës
?Burgosja e Fetah Alimit
?27 prilli në parlament, kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së dhe amnistimi i sulmuesve
?Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së
?Ligji për “Branitellat”
?Përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së
?Qindra mijëra euro për Johan Tarçullovskin
?Fushatë të përbashkët me Lube Boshkovskin
?Enciklopedia që ofendoi shqiptarët
?Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.
?Shkupi 2014
?Car Dushani
?Rrahja në Kala dhe burgosja e të rinjve shqiptarë
?Kisha në Kala të Shkupit
?Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash
?Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve
?Dështimi dhe pastaj kurdisja e regjistrimit të popullsisë
?Emrat maqedon të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët
?Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja shqiptar
Ja kjo është fytyra juaj e vërtetë e qeverisjes 22 vjeçare!